Kronike
EMRI/ Mësuesi i jep fund jetës pranë varrit të bashkëshortes
Një ngjarje tragjike është shënuar në Ballsh. Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente.
Mësohet se 60-vjeçari Petrit Jaupaj, me profesion mësues, e ka kryer aktin e rëndë pranë varrit të bashkëshortes, e cila ishte ndarë nga jeta rreth një viti e gjysmë më parë.
Njoftimi i Policisë:
Mallakatër/Informacion paraprak
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.