Rajon
E zë varka poshtë për shkak të përmbytjeve, humb jetën shqiptari
Një tjetër viktimë është shënuar në Greqi, diten e sotme.
Mediat vendase shkruajnë se një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.
Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari jetonte me familjen e tij. Varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr e ka zënë poshtë, duke i marrë kështu jetën.
Raportohet se 38-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë public, ishte baba i dy të miturve, përkatësisht 5 dhe 11 vjeç.