Lifestyle
Si ta bëni dikë të dashurohet me ju, sipas shkencës
Një numër i madh studimesh që janë kryer provojnë se ne mund ta kontrollojmë me të vërtetë dashurinë.
Dashuria nuk ka të bëjë me “fatin”, por janë një bashkëveprim i ndjenjës, emocioneve dhe kimisë që krijohet. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni është se personi tjetër duhet të paktën të ketë ndjenja minimale për ju.
Pastaj, ju do të jeni në gjendje t’i ktheni këto në ndjenja më të mëdha dhe të vërteta.
Kontakti me sy – Nëse e shikoni njëri-tjetrin 75% të kohës në sy gjatë një bisede atëherë kuptohet që ka një pëlqim.
Mos merrni akullore në takimin e parë – Përpiquni të zgjidhni vende të ngrohta, me pije të ngrohta. Disa studime gjetën një lidhje interesante mes temperaturës trupore të një personi dhe gjendjes së tyre psikologjike. Sepse është vetëm një emocion psikologjik që duhet menaxhuar mirë.
Tregoni diçka të rëndësishme për veten tuaj – Nëse ju tregoheni të hapur duke treguar më shumë situata rreth vetes atëherë do të krijoni një përshtypje të mirë.
Dhurata ose ndihmë – Lejojeni partnerin të bëjë diçka për ju, si dhurata ose ndihmë kur keni nevojë.
Krijoni një gjuhë të përbashkët sekrete – Kjo ka të bëjë me përdorimin e shakave, gjeste unike, ndarja e këngës së preferuar, filmit, librit etj bëjnë që ju të ndiheni më të afërt dhe shpesh mund të ndodhë që të keni të njëjtat shije.
Qëndroni pranë tyre, por mos i “ngulfasni” – Bëni që të ndiejnë mungesën tuaj. Mos ju shkruani shumë shpesh, mos e hapni telefonin, ata do të fiksohen më shumë dhe do të ju kërkojnë më shumë.