Aktualitet
Kurti ka humbur kohë me asociacionin/ Andoni: Ky është gabimi i tij i vetëm
Analisti Ben Andoni tha në një intervistë se Albin Kurti ka treguar se ka qenë i dobët taktikisht përsa i përket dialogut, por këtu ka ndikuar edhe ndryshimi vazhdimisht i rregullave të lojës nga BE ndaj Kosovës.Sipas tij, Kurti ka humbur shumë kohë me asociacionin dhe ky është gabimi i vetëm i tij.
“Kurti zakonisht shkon pas qëndrimeve të Serbisë, ndërkohë që BE ka dashur që Kosova të paraprijë me gjërat e saj. Kurti këtë e ka bërë vetëm kur është ulur përballë Vuçiçit dhe me predispozitë të qartë për të mos gjetur një marrëveshje konkrete. Kurti, sipas Andonit, është i bindur se ashtu si Vuçiç që drafti final i asociacionit është gati dhe pas pak kohe do iu jepen vetëm për ta firmosur, po ai nuk po merr garancitë e mjaftueshme persa i përket funksionimit të asociacionit.
Sipas analistit Andoni, edhe ndryshimi i emrit bën fjalë për këtë pjesë të paqartë lidhur me atributet ekzekutive. Këtu është një problem i madh, që Kurti ka humbur kohë dhe ky është i vetmi gabim i tij. Partnerët janë përsëri aty, pasi Kosova është produkt i tyre. Çfarëdo të ndodhë SHBA do jetë në krah të Kosovës” – theksoi Andoni.