Kosova
Digjet flamuri amerikan/ Mirena: Kurti nxit urrejtjen e shqiptarëve ndaj SHBA-së
Analisti Ilir Mirena ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nxit urrejtjen e shqiptarëve të Kosovës ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, duke paralajmëruar se një fushatë e tillë e pushtetit aktual është e rrezikshme për Kosovën.
Mirena ka shkruar në rrjetet sociale se një retorikë e tillë e qeverisë aktuale nuk do të ndalet derisa Albin Kurti dhe Vetëvendosja të shohin se si shqiptarët e Kosovës do ti vënë zjarrin dhe do djegin flamurin amerikan.
“I gjithë arsenali propagandistik i qeverisë së Albin Kurtit tani ka për qëllim nxitjen dhe thellimin e urrejtjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj Perëndimit, veçanërisht ndaj SHBA-së. Kjo fushatë nuk do të ndalet derisa Kurti dhe Vetëvendosje të shohin shqiptarët e Kosovës duke djegur flamurin amerikan dhe duke sulmuar Ambasadat e vendeve perëndimore, të ngjashme me atë që palestinezët nga Rripi i Gazës kanë bërë për rreth 70 vjet” – ka shkruar Mirena.
Ai vlerëson se propaganda e Kurtit kundër Perëndimit gradualisht po bëhet gjithnjë e më e suksesshme dhe se Kurti i ka bërë një “shërbim fantastik Serbisë”.