Kosova
Fol Borrell, apo të iku goja/ Butikofer: Ai nuk guxon të thotë se pa mbështetjen e Serbisë, sulmi nuk do të ishte i mundur
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/dep-nje.jpg)
Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reagaur ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me ngjarjen e fundit ne Kosove. Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Borrell nuk guxon të thotë atë që të gjithë e kuptojnë: Se pa ndihmën e Serbisë, sulmi me te vrare dhe te plagosur nuk do të ishte i mundur
Nga ana tjeter Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se ngjarja e fundit tragjike në Kosovë është provë e angazhimit të Amerikes në Ballkan. Ai ka thënë se ambasada e SHBA në Beograd duhet ta ripostojë reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
“Ambasada amerikane në Serbi duhet të ri-cicërojë menjëherë deklaratën e ambasadorit Hovenier, i cili ishte i kujdesshëm që të mos tregonte dike me gisht, por vetëm këmbënguli që “vrasësit të sillen para drejtësisë” për “këto akte të dhunshme kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)