Connect with us

Aktualitet

Teologu Çako: Në Shqipëri ka inceste prindër-fëmijë apo vëlla-motër

Teologu Miron Çako ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se në Shqipëri ka shumë inceste në familje. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania , ai theksoi se në familjet shqiptare ka incest mes prindërve dhe fëmijëve dhe mes vëllezërve dhe motrave. “Marrëdhënia vëlla e motër në disa shtete të Europës lejohet poshtë moshës 18-vjeç, ndërsa ndalohet sipër moshës 18-vjeç. Ky është incesti që po ligjërohet.  Marrëdhënia vëlla dhe motër sipas Kishës quhet mëkat. Sot kemi shumë inceste brenda familjes, të fshehura me marrëdhënia prindër fëmijë, vëlla dhe motër dhe kushërinj”-tha ai.

Advertisement