Kosova
‘Koalicioni i Kroacisë me Kosovën, përpjekje për të dobësuar Serbinë’
Diplomati serb Zoran Milivojeviç ka vlerësuar se bashkëpunimi mes Zagrebit dhe Prishtinës ka rrënjë të thella, duke shtuar se është “një koalicion që do të jetë më aktivi në përpjekjet për të shtypur në çdo mënyrë pozicionet e Serbisë dhe ndikimin e saj në këto zona”. Milivojevic, duke komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Zagreb, e më pas konferencën e përbashkët me presidentin kroat Zoran Milanovic, nga ku kanë dërguar mesazhe për aleancën e fortë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se nuk është befasuar nga një qëndrim i tillë. Ai theksoi se për Kroacinë “çështja e Kosovës dhe shtetësisë së Kosovës është një interes strategjik kur bëhet fjalë për politikën e Zagrebit ndaj Serbisë”. “Kroacia e sheh atë si sjelljen e Serbisë në një pozitë të barabartë me të, si të thuash, duke pasur parasysh se pozita e Serbisë dominon në rajon dhe kjo është diçka që nuk i përshtatet politikës kroate në planin afatgjatë. Ajo po përpiqet ta kompensojë këtë përmes bashkëpunimit te drejtpërdrejtë me Kosovën, si çështje kyçe për dobësuar pozitën e Serbisë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare” – theksoi ish diplomati teksa dhe shton se bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Zagrebit ka rrënjë të thella dhe themele afatgjata.