Connect with us

Bota

Izraeli përdor bomba me fosfor të bardhë në luftimet në Gaza! Arma e ndaluar në zonat civile

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vijon prej gati 6 ditësh, ndërsa tashmë disa raportime në media pretendojnë se Izraeli po përdor fosforin e Bardhi në sulmet që po bën në Rripin e Gazës, një zonë me popullsi të dendur. Izraeli i ka shtuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, si edhe ka vendosur në kufi rreth 300,000 rezervistë për një pushtim të mundshëm tokësor. Disa foto, video dhe pretendime në mediat sociale pretendojnë se forcat izraelite po përdorin fosfor të bardhë mbi civilët në Rripin e Gazës. Kjo nuk është hera e parë që Izraeli akuzohet për përdorimin e Fosforit të bardhë. Izraeli pranoi se përdori fosfor të bardhë gjatë ofensivës së tij në Rripin e Gazës në dhjetor 2008-janar 2010. Fosofori i bardhë nuk është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por përdorimi i tyre në zonat civile është rreptësisht i ndaluar, sepse ligji ndërkombëtar kërkon që luftëtarët të bëjnë dallimin midis elementëve civilë dhe ushtarakë. Por kur përdoren për civilët, bombat e fosforit mund të kenë një efekt shkatërrues. Fosfori i bardhë mund t’i djegë njerëzit deri në kockë, të digjet brenda trupit dhe të rindizet kur hiqen fashat, sipas Human Rights Ëatch. Fosfori i bardhë mund të depërtojë në qarkullimin e gjakut përmes lëkurës, duke helmuar veshkat, mëlçinë dhe zemrën. Njerëzit mund të vdesin thjesht nga thithja e fosforit të bardhë.

Advertisement