Connect with us

Politike

Sulmi në veri/ Von der Leyen zbulon nëse do ketë sanksione ndaj Serbisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të Procesit të Berlinit është pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Advertisement