Connect with us

Kosova

Rrëfimet për shkëmbimin e territoreve s’ndihmuan/ Lidington: Kufijtë e Kosovës duhet të pranohen

“Vladimir Putin, do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndaluar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike’ – kështu tha politikani britanik, David Lidington Ish zëvendëskryeministër i Qeverisë Britanike në vitin 2018 dhe 2019, teksa vendi kryesohej nga Theresa May, u shpreh se ‘Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, është në interesin e Putinit të destabilizojë institucionet perëndimore, të dobësojë NATO-n dhe BE-në dhe në të njëjtën kohë të zgjerojë ndikimin rus përmes mjeteve të ndryshme diplomatike dhe kulturore që ka në dispozicion’. “Në rajon, ne e dimë se Rusia dëshiron ta mbajë Serbinë nën ndikimin e saj dhe se paqëndrueshmëria në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u përshtatet interesave të Putinit” – deklaroi Lidington. Duke folur për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit, David Lidington tha se situata në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme dhe se nuk kanë ndihmuar rrëfimet shumëvjeçare për shkëmbimin e territoreve, të cilat kanë kontribuar në rritjen e pasigurisë. “Mendimi im është që kufijtë e Kosovës, të cilët njihen nga shumica e vendeve të BE-së, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, duhet të pranohen si të tillë, por edhe Serbia edhe Kosova duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar pranë njëra-tjetrës, si dhe të zotohen për respektimin e traditave fetare dhe kulturore të pakicave dhe vendet e shenjta që ndodhen në territoret e tyre” – theksoi politikani britanik, duke shtuar:  Serbia është kandidate për anëtarësim në BE dhe nëse duan anëtarësim, që është në interesin e tyre më të mirë, veçanërisht ekonomik, dhe nëse Vuçici e dëshiron, do të duhet ta zgjidhë çështjen e Kosovës, sepse BE-ja mund të pranojë vetëm një vend me kufij të përcaktuar dhe territor të njohur.

Advertisement