Aktualitet
A rrezikon Berisha burg? Gazetarja sqaron akuzën dhe çfarë përcakton ligji
Dje GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për ‘korrupsion pasiv’ sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Por a rrezikon burg Berisha? Gazetarja Klodiana Lala theksoi se akuza e ngritur nga prokuroria është e rëndë, dhe se për personat e tjerë është aplikuar masa e arrestit me burg.
Mes të tjerash ajo theksoi se në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e ‘shpëton’ atë nga burgu, nëse faktohen akuzat.
“Kur çdo person që ka mbushur 70 vjeç, dhe zoti Berisha është më shumë se aq, 78 vjeç, në rastin konkret, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid, atëherë vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor.”, sqaroi Lala.