Connect with us

Kosova

Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila po qëndron në Kosovë, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se një shtet i huaj është duke kryer hetime për sulmin. E pyetur se cili shtet është ai, Kearns tha se nuk mund të japë më shumë detaje.  “Qeveria e Kosovës do që të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si ata që i kanë mbijetuar sulmit, por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq ku të shohin Milan Radoiçiçin duke dhënë llogari.” – u shpreh deputetja britanike. Kearns ka thënë se disa herë ka tërhequr vërejtjen se do të ketë eskalim të situatës në Kosovë, duke shtuar se gjatë vizitës në Prishtinë ka dashur të shoh edhe armët që janë konfiskuar në veri, qe sipas saj ishin te rangut ushtarak. “Ato janë armë të rënda ushtarake, kanë mbishkrim serb, nuk janë armë prej kohës së Millosheviqit, s’janë armë antike, grantat ishin të datuara prej 202. Këto janë armë të rangut ushtarak dhe nuk janë për kriminalitet të nivelit të ulët. U ndava mjaft e brengosur prej asaj që pashë” – tha deputetja britanike Alicia Kearns.

 

Advertisement