Connect with us

Sport

GOLAT/ Roma, Leverkusen dhe Liverpool bindin në Europa League

Europa League vijoi këtë të enjte me ndeshjet e treta në grupe. Te tri pikët dolën Betis, Marseille, Freiburg dhe Olympiacos. Skuadra nga Pireu mundi 2-1 në Athinë kampionët në fuqi të Conference League, West Ham. Në 21:00 fituan Roma, Liverpool dhe Bayer Leverkusen. Në “Georgios Karaiskakis” të Athinës, Olympiacos fitoi 2-1 me West Ham në raundin e tretë për grupin A të Europa League. Skuadra greke shënoi dy gola në pjesën e parë me Fortounis në të 33 minutë dhe Rodinei në minutën 45+1. Për anglezët shkurtoi Paqueta në minutën e 87, duke mos pasur kohë për reagim. Me këtë sukses Olympiacos shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e tretë në grup, ndërsa West Ham me gjashtë pikë (njëjtë sa Freiburg) qëndron në krye. Sturm Graz dhe Atalanta barazuan 2-2 për grupin D në Europa League. Për raundin e tretë në fushë për miqtë ishte edhe Berat Gjimshiti. Ishte Prass për vendasit që zhbllokoi ndeshjen pas 13 minutash lojë, ndërsa Muriel do përmbyste për italianët me dopietë në minutat 34 dhe 45+7 (penallti). Në pjesën e dytë ishte Horvat që barazoi ndeshjen për 2-2. Tanimë në grupin D, Atalanta me shtatë pikë është në krye të grupit, ndërsa ndiqet nga Sporting dhe Sturm Graz me katër pikë dhe Rakou me një pikë. Liverpooli fitoi 5-1 kundër Toulouse për raundin e tretë në grupin E të ndeshjeve në Europa League. Djemtë e Klopp kanë nëntë pikë të plota pas gjysmës së ndeshjeve në grupe, duke hedhur një hap të sigurt për kalimin më tej. Ndeshja në “Anfield” u zhbllokua pas nëntë minutash nga Diego Jota që kaloi vendasit në epërsi. Goli i barazimit u shënua nga Dallinga në të 16 minutë, para se Endo dhe më pas Nunez të shënonin dy herë të tjera për Liverpool për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Gravenberch që shënoi golin e katërt dhe Salah të pestin. Pas ndeshjes së tretë Liverpool me nëntë pikë është në krye, me Toulouse që ka katër pikë për vendin e dytë, më pas Royale Unuin dhe LASK. Roma fitoi 2-0 në “Olimpico” me Slavian e Pragës, në ndeshjen e tretë në grupin G të Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos shkon në krye të grupit me nëntë pikë të plota dhe duket se do jetë pretendente për t’i shkuar në fund këtij eventi. Dueli u hap në më pak se një minutë me golin e Bove, ndërsa Lukaku “vulosi” suksesin në të 17 minutë, Në këtë grup Roma lë pas Slavian me gjashtë pikë dhe Servette dhe Sheriff Tiraspol me një.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:57

Roma me hap lideri në EL, fiton 2-0 në ‘Olimpico’ me Slavian e Pragës (VIDEO)


Roma fitoi 2-0 në “Olimpico” me Slavian e Pragës, në ndeshjen e tretë në grupin G të Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos shkon në krye të grupit me nëntë pikë të plota dhe duket se do jetë pretendente për t’i shkuar në fund këtij eventi. Dueli u hap në më pak se një minutë me golin e Bove, ndërsa Lukaku “vulosi” suksesin në të 17 minutë, Në këtë grup Roma lë pas Slavian me gjashtë pikë dhe Servette dhe Sheriff Tiraspol me një.

VIDEO/  Liverpool ‘prek’ fazën me eliminim në Europa League, ‘shuplakë’ 5-1 ndaj Toulouse


Liverpooli fitoi 5-1 kundër Toulouse për raundin e tretë në grupin E të ndeshjeve në Europa League. Djemtë e Klopp kanë nëntë pikë të plota pas gjysmës së ndeshjeve në grupe, duke hedhur një hap të sigurt për kalimin më tej. Ndeshja në “Anfield” u zhbllokua pas nëntë minutash nga Diego Jota që kaloi vendasit në epërsi. Goli i barazimit u shënua nga Dallinga në të 16 minutë, para se Endo dhe më pas Nunez të shënonin dy herë të tjera për Liverpool për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Gravenberch që shënoi golin e katërt dhe Salah të pestin. Pas ndeshjes së tretë Liverpool me nëntë pikë është në krye, me Toulouse që ka katër pikë për vendin e dytë, më pas Royale Unuin dhe LASK.

Ora 22:13
Roma – Slavia e Pragës në ‘Olimpico’, plagosen 3 policë dhe arrestohen 4 ultras

Roma dhe Slavia e Pragës po luajën këtë mbrëmje në “Olimpico” për ndeshjet e grupeve në Europa League. Përpara sfidës kryeqytetit italian është përfshirë nga disa konflikte të lokalizuara në disa zona. Mediet në Italia bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së policisë me ultrasit çekë, tre prej oficerëve të policisë janë plagosur jo rëndë, ndërsa katër ultras janë vendosur nën pranga.

Olympiacos fiton 2-1 në Europa League, West Ham zhgënjen në transfertë (VIDEO)


Në “Georgios Karaiskakis” të Athinës, Olympiacos fitoi 2-1 me West Ham në raundin e tretë për grupin A të Europa League. Skuadra greke shënoi dy gola në pjesën e parë me Fortounis në të 33 minutë dhe Rodinei në minutën 45+1. Për anglezët shkurtoi Paqueta në minutën e 87, duke mos pasur kohë për reagim. Me këtë sukses Olympiacos shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e tretë në grup, ndërsa West Ham me gjashtë pikë (njëjtë sa Freiburg) qëndron në krye.

VIDEO/ Atalanta e bën dramë në Europa League, Sturm e barazon 2-2 në Graz


Sturm Graz dhe Atalanta barazuan 2-2 për grupin D në Europa League. Për raundin e tretë në fushë për miqtë ishte edhe Berat Gjimshiti. Ishte Prass për vendasit që zhbllokoi ndeshjen pas 13 minutash lojë, ndërsa Muriel do përmbyste për italianët me dopietë në minutat 34 dhe 45+7 (penallti). Në pjesën e dytë ishte Horvat që barazoi ndeshjen për 2-2. Tanimë në grupin D, Atalanta me shtatë pikë është në krye të grupit, ndërsa ndiqet nga Sporting dhe Sturm Graz me katër pikë dhe Rakou me një pikë.

Advertisement