Connect with us

Kosova

Kearns thirrje Borrell dhe Von der Leyen: Largoni sanksionet ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i heqin masat ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës.

Në një postim në platformën “X”, ajo ka ndarë një video ku Vuçiçi thotë se nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk pranon pranimin e saj në OKB. Kearns shkruan se Kosova po punon me ndërkombëtarët, ndërsa Vuçiç po refuzon bashkëpunimin.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns.

 

Advertisement