Connect with us

Kosova

Kosova në Hagë/ Hoti përballë ministrave: Na vunë në sprovë, tu dalim zot atyre që janë atje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ështën shprehur se Kosova është vënë edhe njëherë në provë. Teksa mbajti fjalën në mbledhjen me ministrat, Hoti shtoi se arrestimet që po ndodhin në Kosovë janë padrejta, por është një proces ligjor që Kosova duhet t’i bëjë ballë.

“Është e padrejtë, por është një proces ligjor me të cilën Kosova duhet ta trajtojë në mënyrën e duhur. Si qeveri duhet të marrim të gjitha masat që tu dalim zot të gjithëve atyre që janë atje. Lufta jonë për liri ka qenë e drejtë. Kosova posfidohet në kohë të vëshira, por në do t’ja dalim mbanë. Vendi është vënë edhe njëherë në sprovë. Si shumë herë më parë, gjatë historisë sonë jemi përballur me sprova, kapërcimi i të cilave dëshmon pjekurinë tonë shtetërore. Zhvillimet e fundit si rezultat i konfirmimit të aktakuzave, ndaj një pjese të ish udhëheqësve të UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe presidenti Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi; të gjitha këto zhvillime e kanë vënë edhe njëherë shtetin në sprovë. Përshëndes qëndrimin dhe kulturën e tyre institucionale, e cila dëshmon edhe njëherë se Republika e Kosovës i beson drejtësisë dhe bashkëpunon me të pa asnjë hezitim. Duke uruar që puna e isntitucioneve të drejtësisë të udhëhiqet vetëm nga profesionalizimi, ne besojmë që mbarimi i këtij procesi do të ridëshmojë se lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e pastër,”- tha Hoti.

Hoti thirri me urgjencë ministrat mëngjesin e sotëm, një ditë pas arrestimeve në Kosovë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *