Connect with us

Kosova

‘Në dialog do duhej të kërkohej njohja e Kosovës nga Serbia’

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ka komentuar çështjen e draft statusit të Asociacionit, dhe sipas tij, kryeministri Kurti po mashtron rreth kësaj çështje.

“Albin Kurti në Kuvend e ka shprehur se ai nuk është i kënaqur me Asociacionin, por se e kam pranuar, dhe që është një mashtrim, sepse për pjesën e keqe të draftit, thotë se është trashëgimi, kurse për pjesën e mirë është shprehur se është arritur fal ndërhyrjes së tij, gjë që është e pa vërtetë sepse pot a shohim asociacionin që Kurti ka pranuar, është fiks ai I veitete 2013-2015” – ka thënë Molliqaj, si edhe ka theksuar faktin që Kosova është akoma në sanksione dhe sipas tij kjo është meritë e kryeministrit.

Molliqaj potencoi se Kosova duhej të kërkonte njohjen nga Serbia me çdo kusht në procesin e dialogut.

“Asnjë autonomia në europë nuk ka funksionuar përshkak se paraprakisht shtetet që kanë pasur konflikte, e kanë njohur njëra tjetrën dhe pastaj e kanë bërë autonomi për komunitetin, ne së pari do duhej që Serbia të na hiqte prej kushtetutës së saj” – deklaroi Molliqaj.

 

Advertisement