Connect with us

Kronike

Ishte i dehur në timon dhe shkaktoi aksident, vihet në pranga polici

Një inspektor në Policinë Kufitare të Borshit u vu në pranga, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë shkaktoi aksident një ditë më parë.

Punonjësi i Policisë Inspektor D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh, humbi kontrollin e mjetit të tij privat dhe u aksidentua. Ngjarja, që përfundoi pa të lënduar, ndodhi rreth orës 18:00 në Sarandë

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Inspektori do të hetohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisement