Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Rreziku real nga Serbia dhe Rusia/ Vendimi që mori NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pasditen e së hënës, ka thënë se janë duke rishikuar që të këtë një rritje të përhershme të trupave të NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë për ta ruajtur sigurinë në këtë rajon. Njoftimi i Stoltenberg-ut vjen një ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin, por edhe pas paralajmërimeve tjera se Rusia po synon të nxisë konfilikt në Ballkanin Perëndimor. Çfarë u paralajmërua? Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se janë duke bërë një rishikim të rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Stoltenberg ka thënë se prania e trupave të KFOR-it është rritur pas sulmit në Bansjkë dhe se janë duke rishikuar që të këtë një rritje të përhershme të trupave të NATO-s në Kosovë, për t’u siguruar se situata nuk del jashtë kontrollit.

Advertisement