Connect with us

Aktualitet

ALARM MBI DUKAT/ Zjarri del jashtë kontrollit, dy avionë në betejë me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që flakët të jenë shkaktuar qëllimisht.

Zjarri u shfaq mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:00, fillimisht në katër vatra. Gjatë natës, flakët u përhapën në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke avancuar në drejtim të Malit të Çikës.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në terren rreth orës 04:00, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.

Terreni i thyer malor po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive. Për momentin, era nuk është e fortë, por një ndryshim i kushteve atmosferike mund të favorizojë përhapjen e zjarrit drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Për të frenuar flakët, përveç forcave në tokë, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy avionët “Air Tractor”. Operacioni për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave vijon.

Advertisement