Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Deklarata e Zelenskyt për front lufte në Ballkan?! – Shkrim nga Enver Bytyçi

Gjithkush prej nesh e pranon se interesi i Rusisë është të hapë sa më shumë vatra konfliktesh kudo në botë e sidomos në Ballkan, me qëllim që të paralizojë ndihmën e SHBA-ve dhe Evropës për Ukrainën. Një konflikt në Ballkan do të thoshte luftë në territorin evropian, madje brenda rrethit të BE-së, po të kemi parasysh se vendet e Ballkanit Perëndimor në konflikt me Serbinë e Rusinë, janë të rrethuara nga vendet anëtare të Unionit. Për pasojë është i drejtë dhe fshikullues, madje do ta quaja një sintezë të asaj çfarë ka ndodhur nga 24 shkurti i vitit 2021 dhe çfarë po ndodh sot. Ky paralajmërim nuk shkon vetëm në adresë të vendeve si Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi e madje edhe Maqedonia e Veriut si viktima të agresionit serbo-rus. Por shkon në radhë të parë në adresë të aktorëve të fuqishëm perendimorë. I shërben njëkohësisht Ukrainës për shtimin e vëmendjes ndaj saj dhe për rritjen e peshës së Kievit në një dialog të mundshëm për ti dhënë fund luftës.

Advertisement