Rajon
Vuk Drashkoviç: Europa t’i kërkoj Serbisë hapjen e dosjes të UDB-së
“Edhe sikur Bashkimi Europian të vendosë sanksione ndaj Serbisë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në very të Kosovë, nuk do ta ndryshonin qasjen e Beogradit zyrtar” – Kështu tha Vuk Drashkoviç, shkrimtar serb, diplomat dhe lider i Lëvizjes Serbe për Rindërtim, duke theksuar se edhe “Nëse do të ndodhë, do të jetë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen” dhe “do të ishin kundërproduktive sepse do të interpretoheshin si një sulm evropian ndaj popullit serb; si sanksione antiserbe”
“Madje edhe pa asnjë sanksion, ndjenja antievropiane dhe antiperëndimore në Serbi është dramatike, dhe sot ka mbështetje më të madhe për krimet ruse kundër Ukrainës në mesin e popullit serb sesa në popullin rus” – deklaroi Drashkovic
Në vend të çdo sanksioni ekonomik dhe politik, Drashkovic i sugjeron Evropës si vijon – “Të kërkosh përfundimisht që Serbia të përballet me të vërtetën, kjo nuk mund të bëhet pa hapur dosjet sekrete të UDB-së, të cilat nuk e di më nëse janë serbe apo ruse, largimi nga ato shërbime i të gjithë atyre që kanë lidhje me vrasës dhe vrasje, me mafiozë, me shërbimin rus mbi të gjitha dhe miratimi i një ligji të ngjashëm me ligjin e miratuar nga Gjermania kur hapi dosjet sekrete të Stasit dhe hapi derën për shërimin e popullit gjerman”.
Drashkoviç gjithashtu shpjegoi se njerëzit në Serbi janë pengje të UDB-së: Të kësaj hidre të tmerrshme që është në fakt në çdo pore të jetës në Serbi
Ai theksoni se në Serbi ka shumë njerëz që janë pro luftës dhe që i gjen në rrjetet sociale, të dehur në rrugë, në sallonet e Akademisë së Shkencave, në mesin e shkrimtarëve, mes komentuesve të gazetave, analistëve, këngëtarëve, fyelltarëve, mitomanëve e ngado.
Drashkoviç gjithashtu paralajmëroi se Serbia është në një situatë ku ndoshta rrezik edhe më i madh është harrimi i fuqive në Perëndim për atë që është vendosur me Rezolutën 1244 dhe planin e Ahtisarit, që është baza e pavarësisë së Kosovës.
“Marrëveshja e Ohrit, Plani Franko-Gjerman dhe Marrëveshja e Brukselit nuk janë gjë tjetër veçse ecje nëpër korridoret e planit të Ahtisarit” – tregoi Drashkoviç, i cili gjithashtu potencoi se në mesin e elitës politike serbe ka një garë të ethshme se kush e do më shumë Vladimir Putinin.