Aktualitet
Dosja e SPAK/ Artan Hoxha tregon “frikën” e Berishës
Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për aksionin e fundit të SPAK, ku ra në pranga edhe Erzen Breçani.
Hoxha tha se Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me “Metamorfoza 1”, për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij.
Hoxha përmendi gjithashtu një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.
“Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë rradhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.
Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.
Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste….
Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori.
SPAK ka ndarë informacionet me territore dhe po operon, duke përzgjedhur fillimisht këta që kanë patur edhe krime më të rënda se trafiku, pra edhe vrasje”, tha ai