Kosova
Përpjekjet ruse më të koncentruara në Kosovës se në Serbi
Instituti amerikan “RANE” që merret me çështjet të sigurisë dhe rreziqeve anembanë botës, i ka kushtuar një analizë të gjerë kërcënimit rus të sigurisë në veri të Kosovës përmes ndikimit që ushtron në shtresat politike, ekonomike dhe shoqërore në Serbi.
“RANE” thotë se Rusia në rend të parë ka “shfrytëzimin e tensioneve fetare dhe etnike” për të pamundësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe rrugën europiane të tyre.
“Për të ngurtësuar mbështetjen në Serbi, Rusia ka synuar të pozicionojë veten si kampionia primare e kauzës së Serbisë duke ushqyer narrativat që theksojnë përpjekjet e Moskës për të mbrojtur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës në skenën ndërkombëtare” – thuhet në artikull.
Por, instituti amerikan, s’ka asnjë dilemë që “kampionizimi i këtyre interesave serbe nga Rusia” bëhet vetëm për shkak se kjo e fundit dëshiron të justifikojë “ambiciet e veta territoriale” mbi vendet e tjera.
“Mbajtja e Serbisë dhe Kosovës në mosmarrëveshje gjithashtu ndihmon në vonimin e normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve, gjë që do të zvogëlonte mbështetjen e Serbisë nga Rusia dhe do ta shtynte vendin të anonte më shumë drejt Bashkimit Evropian. Për më tepër, propaganda ruse është krijuar për të nxitur shpërthime të përgjakshme në Ballkan dhe frikën e një shpërthimi më të gjerë rajonal të dhunës” – shkruhet në analizë.
Duke cituar një sondazh të kryer në shtator, thuhet se 51% e serbëve besojnë se Rusia është partneri më i rëndësishëm ndërkombëtar i Serbisë, ndërsa 66% e tyre kanë thënë se Rusia është ‘mikja më e mirë’ e Serbisë”.
“RANE” madje shkruan se edhe më shumë se në vetë Serbinë, përpjekjet ruse në veri të Kosovës “janë shumë më të koncentruara”.
Mbështetja ruse e pretendimit serb për Kosovën mund të ketë më shumë rëndësi në mesin e serbëve kosovarë të cilët ndihen të tjetërsuar nga lidershipi serb dhe të izoluar nën një qeveri etnikisht shqiptare. Shpërthimet e mëtejme të dhunës do ta shtynin Serbinë dhe Kosovën edhe më larg nga përpjekjet tashmë në stanjacion të normalizimit dhe në vend të kësaj do të kontribuonin në përshkallëzimin e situatës, gjë që mund ta shtynte Vuçiçin të rivendosë ushtrinë përgjatë kufirit” – Shkruan RANE, duke shtuar se zgjdhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit do të jetë mundësi për Rusinë që të mbështesë Aleksandër Vuçiçin dhe partnerët e tij që janë në vijë me interesat ruse.