Aktualitet
‘Nisa të dyshoj kur më tha se…’, babai i Liridonës zbulon bisedën me dhëndrin që i vrau vajzën

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live nga Prishtina, ka zbuluar detaje të reja anë lidhje me vrasjen e Liridona Mureselit nga bashkëshorti i saj Naimi.
Babai i viktimës Liridona Ademaj është shprehur se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.
Si e mësuat lajmin e vrasjes së vajzës?
Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Tty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.
Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit./balkanweb

