Connect with us

Kronike

Vrasja në Lezhë, autorët dogjën automjetin në vendin ku u vra Admir Murataj

Detaje të reja janë zbardhur për atentatin në Lezhë mbrëmjen e djeshme, ku u shënjestrua dhe u vra 40-vjeçari Entjan Nikulaj. Pasi kanë kryer vrasjen, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Mësohet se automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë. Pas vrasjes, autorët i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk. Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.

Vrasja e Admir Murataj

Admir Murataj ka pasur mbi 10 identitete por identiteti i tij i vërtetë është Admir Nikaj. Ai ishte nga Tropoja. Admir Murataj mbeti i vrarë në aeroportin e Rinasit, gjatës grabitjes spektakolare të ndodhur mesditën e 9 prillit të vitit 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Grabitja u krye me një furgon pa targa mbi të cilin shkruhej “Hetimi Tatimor”, por gjatë largimit me paratë, grupi u përplas me efektivët e policisë dhe Murataj mbeti i vrarë. Në këtë grabitje, Murataj kishte zgjedhur të dukej si një efektiv policie nga Fushë Kruja dhe përmes një maskimi të posaçëm, ishte shndërruar në një qeros me syze të zeza dhe mjekër katrore. Deri më tani, Gjykata e Posaçme vendosi të dënonte me 122 vite burg të 7 të pandehurit, ndërsa në kërkim vijon të mbetet Talo Çela. Paratë nuk janë gjetur ende.

 

Advertisement

TRENDING