Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Etjan Nikulajt, dyshohet se ishin vrasës me pagesë! Mjeti i autorëve dhe targat të vjedhura në Tiranë

Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit. Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj. Gjithashtu, burime bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat. Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

Lajmi ne perditesim

Etjan Nikulaj i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës është mbajtur në vëzhgim nga autoret për të paktën dy ditë me radhë. Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima. Sipas burimeve automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm.

Advertisement