Bota
Tradhtoi dhe sulmoi verbalisht Zelenskyyn, shërbimi inteligjent vret në Moskë ish-deputetin
Inteligjenca ukrainase, SBU, ka publikuar disa imazhe ku duket një person të vdekur, i cili sipas tyre është ish-deputeti ukrainas Ilya Kyva, 46 vjeç. Deputeti ukrainas është vrarë në Moskë të Rusisë nga shërbimet inteligjente të Ukrainës. Shërbimi sekret SBU bëri të qartë se imazhet dhe pamjet u publikuan qëllimisht si një paralajmërim për ukrainasit e tjerë që tradhtojnë vendin dhe bashkëpunojnë me presidentin rus, Vladimir Putin. Lajmin e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i SBU, Andriy Yusov, në një prenoncim për mediat. “Ne mund të konfirmojmë se Kyva nuk është më. Ky fat do të gjejë edhe tradhtarët e tjerë të Ukrainës dhe marionetat e regjimit të Putinit”,- është shprehur ai. Më parë, deputeti 46-vjeçar kishte deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka qënë një spiun i MI6 dhe se ai është i varur nga kokaina.