Connect with us

Bota

Marrëveshja me Shqipërinë për refugjatët, Meloni: Sulmet erdhën nga italianët

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, duke folur sot në Parlament, u ndal te marrëveshja për refugjatët, të bërë me Shqipërinë.

Ajo u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme  ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .

Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Advertisement