Connect with us

Kosova

Eksperti për Ballkanin shuan shpresat dhe ëndrrat për Kosovën

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika Demokratizime në Berlin, Bodo Weber, deklaroi se këtë vit nuk do të shohim themelimin e asociacionit, as zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit , dhe se Perëndimi do përpiqet të krijojë një status quo të qëndrueshme.

Ai gjithashtu kritikoi deklaratën e emisarit Miroslav Lajçak, se asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe beson se Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk kanë në interes për zgjedhje të parakohshme

“Kam frikë se me zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Europian dhe presidencialet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, iniciativat për dialog dhe paqe nuk do të ketë sukses” – theksoi Weber duke potencuar-

“Presidenti Vuçic nga ana e tij do vonojë çdo gjë, duke shpresuar në rizgjedhjen e Donald Trump president. Dhe jo vetëm që nuk shoh status quo, por kemi parë përkeqësimin e situatës, daljen e serbëve nga institucionet dhe konfliktin e armatosur në Banjskë, kështu që Perëndimi do duhet të bëjë përpjekje që të krijojë një status quo të qëndrueshme duke forcuar KFOR-in. E vetmja gjë që mund të shohim janë zgjedhjet e reja në veri, të paktën për tre nga katër kryetarët e komunave dhe rikthimi i Listës Serbe në pushtet. Kjo nuk do t’i zgjidhte problemet e serbëve të Kosovës, por do të çonte në stabilizim”

Advertisement

TRENDING