Connect with us

Kronike

EMRI-FOTO/ Baba i dy fëmijëve të vegjël, aksidenti i merr jetën shqiptarit

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar natën e kaluar në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 32-vjeçari Eduart Hoxha, baba i dy fëmijëve. Mësohet se automjeti tip “Fiat Punto” që drejtonte Hoxha u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s, duke rezultuar fatal për shqiptarin.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa përdorues të tjerë të rrugës që njoftuan policinë për aksidentin. Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

 

Advertisement