Bota
Rritet bilanci i viktimave të luftës, rreth 23 mijë palestinezë humbën jetën
Kur kanë kaluar rreth tre muaj që nga nisja e konfliktit të armatosur në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të paktën 22,722 palestinezë, përfshirë 9,600 fëmijë, janë vrarë nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës.
Shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta pasi autoritetet në Gaza nuk kanë qenë në gjendje të përditësojnë rregullisht numrat e viktimave që nga nëntori i kaluar në mes të një kolapsi të sistemit shëndetësor të enklavës.