Connect with us

Kosova

Pasaportat/ Madridi largon retë e zeza, ja çfarë shkruan ‘The Financial Times’

Gazeta britanike “The Financial Times” në artikullin e saj për njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës, ka thënë se ky hap i shërben lëvizjes së lirë dhe është “fund i periudhës së paqartësisë së Madridit”.

Megjithatë, duke iu referuar deklaratave të autoriteteve spanjolle, gazeta thekson se kjo s’është njohje e shtetësisë së Kosovës nga shteti më i madh në pesëshen e Bashkimit Evropian.

Vonesa e një vendimi të tillë përtej rrafshit politik, sipas gazetës britanike, përshkruhet edhe si mundësi e pakënaqësisë së komunitetit katalonas dhe atij bask, të cilët mund të ndërlidhin kërkesat e tyre për pavarësi me njohje të Kosovës. Ndërkaq edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja shihen si kundërshtuese të ngjashme për shkak të pakicave të mëdha etnike në territoret e tyre, të cilat mund të shprehin revoltë.

Në anën tjetër, sipas “The Financial Times” partitë pro-pavarësisë katalanase, janë mbështetëse të shtetësisë së Kosovës. Por një zëdhënës i qeverisë spanjolle hodhi poshtë sugjerimet se lëvizja me pasaporta për Kosovën, ishte një tjetër lëshim për “secesionistët katalanas”.

Një zyrtar i partisë “Së bashku për Katalonjën”, tha se ishte “i lumtur për kosovarët” dhe i lumtur që mund të anulonte planet e veta për të promovuar çështjen e pasaportave në parlamentin spanjoll.

“The Financial Times” shkruan edhe për njohjen e targave të Kosovës nga ana e Serbisë, duke e quajtur procesin e gjatë si “çështje toksike”.

Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Padia e një djali nga Kosova bëri që Gjykata Kushtetuese Gjermane të forcojë të drejtat e të huajve pa nënshtetësi por të lindur e rritur në Gjermani. Veprat penale të së shkuarës nuk janë automatikisht shkak dëbimi.

Ishte padia e një djali nga Kosova në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe që e solli këtë vendim: Sipas Gjykatës Kushtetuese delikte të drogës në të shkuarën nuk mjaftojnë si arsye dëbimi.

I riu nga Kosova bën pjesë tek ata persona që në Gjermani quhen nga ana juridike “faktikisht vendas”, thuajse vendas. Fjala është për persona të huaj që nuk e zotërojnë nënshtetësinë gjermane, por ose kanë lindur në Republikën Federale të Gjermanisë ose kanë ardhur si fëmijë të vegjël dhe prej vitesh kanë hedhur rrënjë në këtë vend. Krahas të drejtës për respektimin e jetës familjare dhe private, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në grindjen për dëbimin ata mund t’i referohen sipas juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese gjermane edhe të drejtës kushtetuese për zhvillimin e lirë të personalitetit, argumentuan gjykatësit gjermanë.

I ri nga Kosova i ardhur si fëmijë në Gjermani

Paditësi nga Kosova kishte ardhur mjaft i vogël në Gjermani, kishte shkuar në kopsht gjerman, më pas kishte arritur të merrte dëftesën e arsimit të mesëm. Ai ishte kualifikuar si punëtor i logjistikës në Gjermani. Nga viti 2018 duhej të dilte disa herë para gjyqit për shkak të disa veprave penale të lidhura me drogën dhe pjesërisht sulmeve me lëndime të rënda trupore.

Në fillim të vitit 2022 ai u dëbua nga Gjermania në Kosovë. Zyra e të huajve vendimin e marrë për dëbimin e kishte argumentuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së veprave penale.

Me padinë e ngritur, kosovari i ri arriti ta bëjë të vlefshme para gjykatës të qenurit “faktikisht vendas” dhe se vepra penale i ka kryer në moshën e adoleshencës. Ndërkohë ai i paraqiti gjykatës edhe përfundimin e një terapie kundër drogës dhe se ka respektuar masat e riintegrimit në shoqëri.

Kritika të kushtetuesve gjermanë për vendimet e para të gjykatave

Dy gjykata më parë e kishin refuzuar padinë e djalit nga Kosova, Gjykata Administrative dhe Gjykata Bavareze e Administratës, VGH në Mynih. Por Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe me vendimin e së enjtes (23.05.) i shfuqizoi vendimet e të dyja gjykatave. Gjykatësit gjermanë të kushtetueses në argumentimin e tyre, thanë se VGH nuk kishte verifikuar me seriozitet, nëse paditësi për shkak të rrënjëve të hedhura në Gjermani mund të merrej në konsideratë si “faktikisht vendas”. Në konsiderimin e interesave dhe verifikimin e proporcionalitetit të masave duhet marrë parasysh edhe e drejta bazë e zhvillimit të lirë të personalitetit.

Vërtet që në veprat penale të lidhura me drogën ekziston rreziku I përsëritjes, theksuan gjykatësit. Por tek personat “faktikisht vendas”, zyrat e te huajve dhe gjykatat duhet të verifikojnë më me vëmendje dhe ta arsyetojnë këtë. “Për këtë arsye kërkohet një prognozë individuale e rrezikut e lidhur me rastin konkret nën marrjen në konsideratë të fakteve aktuale”, që në vendimin e Gjykatës Bavareze të Administratës nuk është bërë si duhet, argumentoi Gjykata Kushtetuese Gjermane./DW

Continue Reading

Kosova

Serbia i kërkon NATO-s të mos avancojë statusin e Kosovës, zbardhet letra

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiç. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohej edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Ndërkaq, në njoftimin e Parlamentit serb u tha se dhënia e një statusi i tillë do të paraqiste shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Siç thuhet në njoftim, zëvendëskryetarja e delegacionit serb, Natasha Jovanoviq, ia rikujtoi Asamblesë Parlamentare të NATO-s kompeksitetin e çështjes duke pasur për bazë situatën në Kosovë “pasi bëhet fjalë për shkëputje të një anshme të një pjese të territorit, të një shteti të njohur ndërkombëtarisht”. Sipas Jovanoviqit, çështjet territoriale duhet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje.

Serbia po ashtu akuzoi Kosovën se po refuzon të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun në Bruksel dhe, sipas Beogradit, 11 vjet pas marrëveshjes së arritur nuk po e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa që të formojë Asociacionin.

Kosova humbi rastin që në mes të majit të bëhej anëtare e organizatës të Këshillit të Evropës për shkak se Asociacioni u vendos si kusht. Kosova përmes një letre dërguar kësaj organizate tha se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim një draft-statut për Asociacionin, në këmbim të pranimit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se draft-statuti do të frymëzohej nga ai që ka paraqitur organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Por, Kosova nuk u fut në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt më 16 dhe 17 maj në Strasburg. Megjithatë, Këshilli i Evropës ka thënë se po e shqyrton mënyrën se si të procedojë me rastin e Kosovës./REL

Continue Reading

Kosova

“Qeshi, qau dhe…”/ Jakup Krasniqi takon për herë të parë mbesën në Hagë

Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska nd♪7rkohë që mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Gresa, e cila ka zbuluar edhe detaje nga takimi.

“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë në akuzë krime lufte, nd♪7rsa procesi ndaj tyre vijon ende.

 

 

  • foto galeri
Continue Reading

Kosova

U dhunuan dhe grabitën në mes të rrugës nga persona me maska, përfundojnë në spital nënë e bir

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës, ku nënë e bir janë dhunuar dhe grabitur në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se grabitësit i kanë grabitur gruas stoli floriri dhe një sasi parash që kishte me vete.

Policia njofton se autorët kanë dhunuar gruan dhe djalin e saj të mitur, të cilët më pas janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Continue Reading

Kosova

‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’/ Milaim Zeka hedh akuza të forta ndaj kësaj politikanie

Gazetari Milaim Zeka dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç.

Donika Gërvalla, thotë ai, e dinte mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draftin dhe nuk e krijon asosacionin, ndërsa thotë se përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar.

 “Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin

Madje e shpikën këtë teorinë e konfrontimit gjasmë mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. Presidentja ngjason shumë me Vuçiçin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING