Kronike
Automjeti përplas dy këmbësorë në Roskovec, plagosen 67-vjeçari dhe 62-vjeçarja
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30. Si pasojë, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, 39 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.