✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

U lirua nga qelia dhe u la në ‘arrest shtëpie’! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë

Vinçesk Piroli, i cili pak ditë më parë la qelinë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe u vendos në arrest shtëpie, dyshohet se është përfshirë në një seri prej pesë vrasjesh. Përveç ekzekutimit të ish-policit Frrok Lleshi në Vaun e Dejës, hetuesit dyshojnë se ai ka kryer edhe katër vrasje të tjera me pagesë, në bashkëpunim me Kristian Ymerin.

Sipas raportimeve të BW, dyshimet janë ngritur pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, e cila është ballafaquar me prova dhe të dhëna të tjera të mbledhura gjatë hetimeve.

Përveç vrasjes së Frrok Lleshit, në gusht të vitit 2025 në fshatin Paçram, Piroli dhe Ymeri dyshohet se kanë kryer edhe një tjetër ekzekutim në Shkodër. Ndërsa tri vrasjet e tjera dyshohet se janë realizuar në Tiranë, kundrejt pagesave financiare.

Të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar si vrasës me pagesë, ndërsa hetuesit po vijojnë verifikimin e lidhjeve dhe provave që mund të zbardhin këto ngjarje.

Piroli u arrestua më 11 tetor 2026, së bashku me Kristian Ymerin dhe Elden Tarjan. Tre personat dyshohet se kishin planifikuar eliminimin e Erjon Tucit, i cili dyshohet të ketë lidhje me trafikimin e 18 tonëve kokainë të sekuestruara në Astakos të Greqisë.

Sipas hetimeve, eliminimi i Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, pas vrasjes së një shqiptari të dënuar me burgim të përjetshëm brenda një burgu të sigurisë së lartë në Greqi.

Ndërsa Piroli është lënë në arrest shtëpie pas vendimit të Apelit, Kristian Ymerit i është komunikuar masa e re e sigurisë në ambientet e burgut.

Advertisement