Sport
Derbi i Madridit zhvendoset në Riad, Reali mposht Atleticon
ARABIA SAUDITE – Superkupa e Spanjës edhe këtë sezon do zhvillohet me fazën gjysmëfinale dhe më pas finalen. Kështu, në Riad të Arabisë Saudite, Reali i Madridit fitoi 5-3 kundër Atleticos, me derbin e Madridit që shfaqi gjithë bukurinë e tij para 25 mijë tifozëve në stadiumin “KSU”, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo.
Edhe pjesa e dytë ishte brenda pritshmërive, me Atleticon që kaloi në epërsi në të 78 minutë me autogolin e Rudiger. Kur u duk se djemtë e Simeones do kalonin në finale, Carvajal mendoi që t’i dërgonte skuadrat në shtesë pas golit të barazimit 3-3.
Fundi i 30 minutave shtesë ishte emocionues, me Realin që shënoi dy gola. Autogoli i Savic dhe Diaz në 120+2 dërguan shifrat në 5-3, me Realin që edhe njëherë tregon forcë në derbin e Madridit kundër Atleticos. “Galaktikët” e Ancelottit do presin sot sfidën mes Barcelonës dhe Osasunës për të mësuar kundërshtarin e finales, e cila luhet të shtunë në 14 janar në orën 20:00 në Riad.