Kosova
SHBA, çfarë goditje Serbisë/ Lajmi që tronditi Vuçiçin
Lajmi për miratimin nga SHBA-ja të kërkesës së Kosovës për furnizim me raketa anti-tank “Javelin”, ka shkaktuar bujë edhe në Kroaci.
Mediumi kroat ‘Slobodna Dalmacija’, në versionin online të tij, shkruan se lajmi që i është komunikuar sot presidentit serb nga ambasadori amerikan Christopher Hill, është një tronditje e madhe për Serbinë.
“Çfarë goditje nga Amerika për Serbinë. Ambasadori amerikan bëri një vizitë të jashtëzakonshme te Vuçici dhe ia tha atij lajmin që trondites”- shkruan ‘Slobodna Dalmacija’.
“Vuçic më herët kishte deklaruar se Serbia është superfuqia e tankeve në Ballkan. Por, ‘Javelin-et’ përdoren për të shkatërruar tanke. Pra, nëse Serbia planifikon të pushtojë Kosovën në të ardhmen, raketa anti-tank mund të jenë një pengesë e vërtetë”- shkruan gazeta kroate.
Për herë të parë, “Javelin” u përdoren për të shkatërruar bunkerë, ndërtesa dhe struktura të tjera të fortifikuara në Afganistan dhe Irak, pas sulmeve të 11 shtatorit.