Kosova
Nga frika e skenarit ukrainas, SHBA i shet Kosovës sistemin që ndalon tanket ruse
Pranimi i kërkesës së Kosovës nga SHBA për blerjen e raketave antitanik “Javelin”, ka ngritur shumë pluhur në Serbi dhe ka të bëj me frikën që Amerika ka nga riperseritja e skenarit ukrainas” – keshtu shkruan media kroate Vecernji. Në këtë lajm të mediumit kroat përmendet edhe se si forcat ukrainase i përdorën këto armë. “Ju kujtojmë se me sisteme të tilla forcat ukrainase shtypën valën e parë të pushtimit rus” – thekson media kroate. Po ashtu, në artikull bëhet edhe një analizë e raportimit të lajmit për blerjen e “Javelin” nga Kosova në mediat serbe . “Lajmi i dergimit te Javelin në Kosovë ngriti shumë pluhur në Serbi. Informacioni vjen pas deklaratës së Aleksandër Vuçicit se Serbia ka nje force te madhe tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit te Ukraines. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë” – shkruan Vecernji Miratimi i kërkesës së Kosovës, vjen tre ditë pas 9 janarit dhe fluturimit të avionëve luftarakë amerikanë F-16 mbi Bosnje dhe Hercegovinë me një shpjegim të qartë se është një “paralajmërim për secesionistët. Por, gjithashtu vlen te kujtohet edhe deklarata e shefit të diplomacisë britanike, David Cameron, i cili ishte në Prishtinë më 4 janar, e quajti Kosovën një partner të veçantë strategjik. Disa ditë më vonë, në një raportim ne Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik, ai tha se Britania e Madhe eshte e zhgënjyer me sjelljen e qeverisë serbe. “Siç pajtohen përgjithësisht analistët se incidenti i vitit të kaluar në Banjska në Kosovë ishte më pak i përshtatshëm për Vuçicin, i cili më vonë shkarkoi shefin e shërbimit sekret të BIA-s, Aleksander Vulin, i cili njihet si lojtar rus, dorëzimi i Javelin mund të interpretohet jo vetëm si një mesazh për Serbinë, por edhe për Rusinë” – shkruan më tej mediumi kroat. Gjithashtu, në tekst theksohet se si Vuçic e përdor me mjeshtëri këtë ambicie duke u përpjekur të tregtojë vazhdimisht, duke blerë kohë dhe duke e mbajtur Serbinë në një situatë ku mund të kthehet në njërën anë ose në tjetrën në çdo moment, varësisht nga rrethanat.