Connect with us

Kosova

NATO ngre bombarduesit/ Të gjithë rusët dhe serbët në një shtet”

Njohësi i ҫështjeve politike, Skënder Mulliqi, duke folur për rolin e shtetit të Rusisë, tha se kjo e fundit po e tërheq zvarrë Serbinë, teksa po përpiqet të realizojë interesat e saj të luftës në Ukrainë. Sipas tij, nëse Kosovën do e shihte si të rëndësishme, Rusia nuk do  ishte tërhequr nga Aeroporti i Prishtinës. “Rusia është bërë katalizator lufte në Evropë dhe litarë në qafën e Serbisë, teksa këtë të fundit po e tërheqë zvarrë. Përmes saj, Rusia po përpiqet të realizojë interesat e luftës në Ukrainë. Nëse Kosova do të ishte e rëndësishme për Rusinë, ajo nuk do të ishte tërhequr nga Aeroprti i Prishtinës Adem Jashari, ku ishin spostuar forcat ushtarake ruse në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Ajo për të mbajtuar Serbinë, skllave të shovenizmit serbomadh, po e mban peng. Mjafton të kujtojmë se ajo ka një bazë ushtarake në Nish, e kamufluar si qendër humanitare, nga ku dhe po kërcënon rajonin e Ballkanit” – vlerësoi analisti nga Kosova. Sipas tij, ‘diktatori rus, Vladimir Putin, prej 23 vitesh është duke sunduar popullin rus, të cilin e ka mbytur në të gjitha aspektet, dhe dëshiron që në këtë vorbull ferri ta mbytë edhe Evropën demokratike’. “Regjimi I Aleksander Vucicit, si dhe dje regjimi I Sllobodan Milloshevicit, ka vënë në shënjester Kosovën dhe të ardhmen e saj, por duhet ta dinë se kjo është një betejë e humbur përgjithmonë. Sigurisht që karta për Kosovën, është e dobishme për regjimin autokratik të Vuqicit, për të mashtruar masën e gjerë. Serbia me hipotekë gjenocidin, e dinë mirë, se me këtë qëndrim shovinist, pa e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka mundësi të inkuadrohet në Bashkimin Europian. Vucic po mban lidhje më Evropën për të përfituar materialisht, së fatin e ka të lidhur me Rusinë dhe as që ka guxim të shkëputet nga ndikimi i politikës të diktatorit, Vladimir Putin” – potencoi Skender Mulliqi, duke shtuar se Serbia eshte nje shtet mafioz e terrorist, me retorikë luftënxitëse ndaj shteteve fqinje dhe Kosovës. “Regjimi I Vucic kontrollon median dhe i përdor ato si makineri propagande. Radikalët e Sheshelit veprojnë për të krijuar kaos në rajon. Gjithë ditën shikojnë dhe bëjnë plane lufte se si të destabilizojnë Ballkanin. Kësaj garniture famëkeqe në Serbi, Bashkimi Europian duhej ti tregonte muskujt me kohë kurse Vucicit ti kishte hequr karrigen e pushtetit” – theksoi analisti I njohur nga Kosova.

 

Advertisement