Kosova
Stradner hap dosjen e sekrete: SHBA-të janë shumë më të shqetësuara për…
Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më të shqetësuara për situatën në Bosnje-Hercegovinë sesa për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Stradner, këshillitare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, duke komentuar kërcënimet secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të Republikës Sërpska, entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, konsideroi se paralajmërimet e Dodikut duhet të merren shumë seriozisht, teksa përmendi edhe tensionet në Kosovë.
Ajo theksoi se SHBA-të do të intervenonin në rast se Dodiku shkon në drejtim të ndarjes së entitetit serb, posaçërish pas mesazhit të dërguar nga aeroplanët luftarakë amerikanë (F-16) që fluturuan mbi qytetet Bërçko dhe Tuzla në prag të festimit antikushtetues të 9 janarit në Republikën Sërpska.
“Disa muaj më parë, nuk do të isha aq e sigurt se SHBA-ja do të ndërhynte. Por këtë herë jam e sigurt se SHBA-të e marrin shumë seriozisht situatën në Bosnje-Hercegovinë. Duhet të them se në Uashington, njerëzit janë shumë më të shqetësuar për situatën në Bosnje-Hercegovinë sesa për ndodhitë në Kosovë – dhe ka arsye shumë serioze për këtë” – tha Stradner.
Shumë vëzhgues deklarojnë se perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; teksa krijohen kushte të favorshme për lojtarët lokalë serbë të lidhur me interesat ruse që të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte rajonale nën mbështetjen e heshtur të Rusisë, rreziku i përshkallëzimit të dhunës tani rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor.