Bota
BE thirrje Turqisë: Shmangni tensionet dhe normalizoni marrëdhëniet me Qipron
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të normalizojë marrëdhëniet e saj me Republikën e Qipros dhe të respektojë të drejtat sovrane të të gjitha vendeve anëtare
Ky reagim erdhi nga Jozep Borel, në përgjigjen ndaj pyetjeje të eurodeputetit të Qipros Dimitris Papadakis.
Në një deklaratë të eurodeputetit thuhet se Papadakis i kërkoi Komisionit marrjen e masave për mbrojtjen e të drejtave sovrane të Republikës së Qipros, pas veprimeve provokuese të forcave pushtuese në të ashtuquajturën “zonë e vdekur”.
Në të njëjtën kohë, Borrell siguroi se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së Qipros bazuar në një federatë bi-komunale, bizonale me barazi politike.
Në njoftimin e tij Papadakis iu referua përgjigjes me shkrim të Borell, i cili tha se Komisioni Evropian ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe i ka bërë thirrje Turqisë që të respektojë plotësisht të drejtën ndërkombëtare, të de -përshkallëzimin e tensioneve, në dobi të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore në një mënyrë të qëndrueshme.