Politike
Samiti/ Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, aty sot (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.
Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.
Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian fillon të hënën (22 janar) në orën 09:00 dhe pas takimit të liderëve, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi.
Në takim do të marrin pjesë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,
Milojko Spaiq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,
Gert Jan Kopman, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,
James O’Brien, ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që së fundmi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili shihet në foton e publikuar nga Rama para darkës së punës në Shkup.