Connect with us

Kronike

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 50-vjeçari qëllon pistoletë fqinjin pasi u shqetësua nga zhurma

DURRËS– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 janar) në Durrës në lagjen nr.4. Burime  bëjnë me dije se Gentian Kuqi, 50-vjeç ka plagosur me pistoletë me 2 plumba komshiun e tij Mikel Spirollari, 40-vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak për plagosjen, thonë burimet, dyshohet se është bërë zhurma që bëhej në banesën e Spirollarit. Fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka agravuar në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur 40-vjeçari.

Autori Gentian Kuqi, pasi ka plagosur fqinjin është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.  Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.’- njofton policia.

Advertisement