Connect with us

Pinknews

I ati e nxorri nga “Grande Fratello”, flet për herë të parë Heidi

Heidi Baci, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, u ka treguar disa prej banorëvee arsyen pse u tërhoq nga edicioni italian i këtij spektakli, “Grande Fratello”, vitin e kaluar.

Heidi pohoi se vendimi për të lënë lojën ishte i saji, pasi kuptoi që lidhja me konkurrentin Massimiliano Varrese po i shkaktonte dhimbje prindërve.

Ajo theksoi se askush nuk e detyroi të dilte nga dera e asaj shtëpie, por ajo ndihej jo mirë me atë që po ndodhte në shtëpi.

Gjatë kohës në programin italian, ajo qëndroi rreth një muaj e gjysmë, duke u ndarë nga publiku pas daljes së saj, shkruan FanPage Italia.

Disa mendonin që ajo veproi saktë kur doli, ndërsa të tjerët mendonin se humbi një mundësi të mirë dhe duhej të kishte qëndruar.

Problemi me Varresen nuk ishte mosha e tyre, por sjelljet e tij ndaj saj. Babai i saj kishte ardhur dhe i tha se prindërit nuk ishin mirë për shkak të situatave që u kishin krijuar me Massimilianon, dhe ajo nuk mundi të vazhdonte të mbante mendjen se ata ishin duke vuajtur.

Heidi gjithashtu u shpreh se kishte liri të plotë nga prindërit e saj që kur ishte shumë e re dhe që atëherë kishte pasur mundësi të ndryshme.

Ajo shtoi se donte të vijonte të punonte në televizion, tregon se prindërit e saj nuk ishin të rreptë dhe e lejuan të studiojë jashtë shtetit që nga mosha 19-vjeçare.

Gjithashtu, kishte jetuar një vit në Zvicër ku menaxhonte një bar. Pavarësisht se ajo kishte shkaktuar kaos total në Itali dhe kjo dukej të ishte një karakteristikë e saj, ajo kishte marrë shumë mundësi televizive. Tani që ka punën e saj dhe vijon të bëjë modelim, ajo thotë se televizioni është diçka që e pëlqen shumë.

Advertisement

Pinknews

Me bikini leopardi, Oriola Marashi duket tejet joshëse

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj të freskët, në një set të ri fotografik për markën prestigjioze “Guess Kosovo”.

Oriola, e cila është bërë një emër i njohur në industrinë e modës për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen e përsosur në çdo fotografi, ka ndarë me fansat e saj imazhe të reja ku shfaqet në bikini.

Veshur me rroba banje me dizajn leopardi, një nga trendet më të nxehta të sezonit, Oriola ka impresionuar me formën e saj fizike të patëmetë.

 

Continue Reading

Pinknews

“Nuk e meritonte finalen”/ Donaldo përplaset ashpër me mikun e Meritonit

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tj, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër Romeo tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Continue Reading

Pinknews

“Pas vetes do të doja që ‘Big Brotherin’ ta fitonte…/ Juli acaron keq Romeon

Aktori Julian Deda ka shprehur dëshirën që Egla Ceno të jetë fituesja e “Big Brother VIP” nëse ai s’do ta fitojë çmimin e madh.

Gjatë një bisede me Romeo Veshajn, aktori tha se Egla është lojtarja më e fortë pas tij, duke treguar se Meriton Mjekiqin e mundi në një televotim për tu shpallur finalisti i 2.

“Unë mendoj që ua marr të gjithëve”– tha Egla

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kë do ti o Jul nëse se fito ti?

Juli: Veten time

Romeo: Nëse se fito ti

Juli: Unë dua Eglën. Big Brother është një lojë dhe unë kam dashur që të përballem me më të fortin. Unë mendoj që përveç meje më e fortë është kjo (Egla). Unë Meritonit ja mora një garë dhe ja marr prap.

Romeo: Jo s’ja merr prap

Meritoni: Unë kalova disa nominime dhe u lodhën shumë duke më votuar. Unë jam shumë ok

Egla: Unë mendoj që ua marr të gjithëve

Juli: Unë besoj sepse unë kam një fakt që para 3 ditësh ja mora një garë

Continue Reading

Pinknews

Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBVIP”, mërzitet Jul Deda

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

Continue Reading

Pinknews

1 javë larg finales/ Ja kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e djeshme, Françeska Murati, ka qenë banorja që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi më i madh.

Sapo u përshëndet me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: “Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën”.

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i u largua.

Pesë banorët që shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIPA” janë Heidi, Romeo, Juli, Meritoni dhe Egla.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING