Connect with us

Kronike

Aksidenti në aksin Sarandë-Ksamil, ndërron jetë 15-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e 8 shkurtit në aksin Sarandë-Ksamil.

Një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 20 vjeçar, është përplasur me një makinë tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi 24 vjeçar, dhe 3 shtetas të tjerë.

Pas përplasjes, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe u ndërguan në spital. 15-vjeçari Enkelejd Çaushi nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë.

Lamtumira e fundit për 15-vjeçarin Enkelejd Çaushi do t’i jepet ditën e sotme, e premte 09.02.2024 në orën 15:00 në Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetin “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement