Connect with us

Kronike

Tragjike në Fier, 56-vjeçari bie nga kati i pestë i një pallati, humb jetën në vend

Kronike

Aksident i rëndë në Laç-Fushë Mamurras! Makina përplaset me barrierën ndarëse, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.

 

Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse, informon policia.

 

Si shkak i përplasjes ka ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, viktima i identifikuar me inicialet K.M., 43 vjeç,  bunues në Bushnesh, Krujë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Ndërron jetë punëtori i rafinerisë së naftës në Ballsh, detajet e para

Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi  ka qenë në ambientet e punës dhe dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Ky është dyshimi paraprak i policisë, teksa përmes komunikatës bëhet me dije se E.T., 47-vjeç banues në Ballsh rezulton se ishte punonjës në një kompani të nxjerrjes së naftës në Ballsh.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi E. T., 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës.

Continue Reading

Kronike

Dh*unë në familje, arrestohet 21-vjeçarja në Tiranë

Një 21-vjeçare ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 4 në Tiranë.

Sipas informacioneve nga Policia 21-vjeçarja me inicialet A. Q. akuzohet për dhunë në familje.

Teksa e reja do të përballet me akuzën, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

U rrëzua nga Ura e Paskuqanit, humb jetën 60-vjeçari, dyshohet se ishte në…

Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është rrëzuar nga ura e Paskuqanit ku më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu më tej bëhet me dije se janë arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:  arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;  ndaluan shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një makinë me qira të cilën e ka përplasur dhe nuk ka paguar dëmin e shkaktuar;

– ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin S. N., 36 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit V. Gj.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

“Na kërcënoi me ar*më!”/ Ndihmuan pronarin të fshihte provat nga vr*asja e Eraldo Nevruzit, jepet dënimi për dy punonjësit e hotelit

Është dhënë masa e sigurisë për dy punonjësit e hotelit që ndihmuan pronarin Gerald Shehu të fshihte provat në lidhje me vrasjen e Eraldo Nevruzit pak ditë më parë në Dhërmi.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se për dy punonjësit Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Në gjykatë ata kanë deklaruar se janë kërcënuar nga autori, ndërsa janë shprehur të penduar për atë që kanë bërë.

“E ndihmuam pasi na kërcënoi me armë se do të na vriste”, janë shprehur ato para togave të zeza.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING