✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Pa gurë në xhep…”, Rama publikon takimin me 27-vjeçarin me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi me një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili kishte shprehur dëshirën për ta takuar personalisht në ambientet e Kryeministrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë mesazhin që i riu i kishte dërguar, ku ai shpjegonte se dëshironte të takonte kryeministrin e vendit të tij, pa pasur ndonjë kërkesë apo interes të veçantë. I riu, i cili përdor karrocë me rrota, e kishte cilësuar një takim të tillë si një moment me rëndësi personale, që do ta kujtonte gjatë gjithë jetës.

Në mesazhin drejtuar Ramës, 27-vjeçari kishte kërkuar mundësinë për ta përshëndetur nga afër dhe për të bërë një fotografi së bashku, si kujtim nga takimi. Ai kishte theksuar gjithashtu se e kuptonte ngarkesën e kryeministrit dhe shpresonte që ky i fundit të gjente disa minuta për ta pritur.

Pas takimit, Rama e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur”.

Takimi u bë publik nga vetë kryeministri, i cili ndau edhe mesazhin personal të të riut, duke e paraqitur vizitën si një moment të veçantë në ambientet e Kryeministrisë.

Advertisement