✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama publikon pamjet dhe ironizon pedagogët: Erdhën sot përsëri…

Karriget e vendosura para Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, si ftesë për dialog me studentët dhe pedagogët protestues, janë refuzuar sërish. Protestuesit, të mbledhur që në orët e para të mëngjesit, i kanë thyer dhe i kanë hedhur pranë hyrjes së institucionit, duke shprehur kundërshtimin ndaj nismës për dialog në këtë formë.

Ngjarja vjen në një kohë kur protesta kundër qeverisë vijon, ndërsa mbetet e hapur përplasja mes kërkesave të protestuesve dhe thirrjeve të kryeministrit për dialog.

Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga veprimi i protestuesve dhe ka përdorur ironi ndaj pjesëmarrësve, duke e shkruar fjalën “pedagogët” në thonjëza: “’Pedagogët’ erdhën sot përsëri…”.

 

Advertisement