Kronike
Vrau babanë, dyshime se nuk veproi e vetme, viktima u gjet i zhveshur dhe…
Ntv.al sjell detaje të tjera nga vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, ku e bija ka deklaruar në polici se ajo e ka kryer krimin. Grupi hetimor ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në krim si rezultat i disa rrethanave.
50-vjeçari peshonte rreth 90 kg dhe transporti i një trupi të vdekur me këtë peshë nga vajza duket disi i pamundur. Burri është gjetur i zhveshur, ishte mbështjellë me plastmas dhe ishte varrosur 1,5 m thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza e vetme.
Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndërsa edhe pretendimi i vajzës se krimin e ka kryer se donte ta fejonte babai, për grupin hetimor është disi i dyshimtë. Ata po hetojnë intensivisht për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë makina e viktimës, që është gjetur në sektorin Rinia, që çoi në zbardhjen e ngjarjes. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që e nxorën zbuluar vajzën.
Ajo pretendonte që babai ishte larguar me makinë një ditë më parë se të bëhej denoncimi. Ndërkohë makina është regjistruar nga kamerat një ditë më pas teksa shkonte drejt Sektorit Rinia. Ka qenë vajza që ka çuar makinën në sektorin Rinia në tentativë për të fshehur makinën. Pas këtyre detajeve ajo ka pranuar krimin.