Connect with us

Aktualitet

Gramsh/ Digjet banesa 5 pjestare në qiell të hapur

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Irmath te qëndrës administrative Kukur,si pasojë e flakëve shtëpia është shkrumbuar totalisht duke lënë 5 antarët e familjes Mema në qiell të hapur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Kryefamiljari Z. Dallim Mema shprehet se gjithcka u shkrumbua brenda pak minutave, tani mbi koke kam vetëm qiellin jam i pafuqishëm për asgje do i lutesha cdokuj qe ka mundesi t’me ndihmoje te pakten per rroba e buke per vaktin e radhës.

Advertisement